Shkup – Në 17 aksidente rrugore janë lënduar 8 persona
Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë të gjithsej 17 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat janë lënduar tetë persona.
Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme, pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh.