Një delegacion i SHK Reka e Epërme nga Gostivari dje vizitoi vendbanimet e përmbytura të Hasanbegut dhe rrethinës duke shpërdarë në mënyrë lineare disa familje mjete financiare, sado pak të ndikoj në zbutjen e dëmeve të shkaktuara në këtë rajon transmeton Radio Vala.
Iniciativa e mjeteve financiare të grumbulluara me vlerë afër 5000 franka zvicrane ishte e mërgimtarëve tonë dhe anëtarëve të shoqatës ndërsa ndihmë në shpërndarje dhe identifikim të familjeve më të dëmtuara dha edhe Drejtori i SHF 25 Maj nga Hasanbegu Fadil Murtezani.
Delegacioni ishte edhe në ngushëllime te familja Fejzullai duke u dhënë shpresë që edhe kufova e fëmijës të vogël sa më shpejt të gjendet.
SHK Reka e Epërme nga Gostivari edhe më tej do të angazhohet në grumbullimin e mjeteve financiare dhe shpërndarjen e tyre gjithkund ku ka nevojë ndërsa i falenderon të gjithë personat dhe firmat që dhanë dhe do të japin kontributin e tyre në këto ditë të vështira të banorëve të Hasanbegut me rrethinë.