Shoqëria civile formon këshillin koordinues për vërshimet
Me qëllim që në mënyrë sa më të mirë tu dilet në ndihmë banorëve nga rajoni i Shkupit të cilët u prekën nga vërshimet, Organizatat Joqeveritare në Maqedoni kanë formuar “Këshillin Koordinues për Vërshimet”. Në një njoftim për media ata thonë se themelimi i Këshillit është bërë me qëllim koordinimin e aktiviteteve në teren.
Ja dhe njoftimi i plotë:
“Me 6 Gusht 2016 në Maqedoni, kryesisht në rrethinën e Shkupit dhe Tetovës pas vërshimeve humbën jetën 22 persona, mbi 70 persona u lënduan dhe më tepër se 1000 persona u evakuan. Sipas vlerësimeve të para diku rreth 500 – 700 shtëpi janë dëmtuar dhe 10.000 – 15.000 persona janë prekur nga vërshimet. Vendet prej Shkupit që më së shumti janë prekur nga vërshimet janë: Hasanbegu, Haraçina, Shtraçinca, Smillkovci dhe Stajkovci ndërsa në Tetovë më së shumti është prekur fshati Shipkovicë.
Të parët që iu dolën në ndihmë banorëve të vendeve që u preken nga vërshimet ishin Institucionet Shtetërore dhe Organizatat Jo-qeveritare me qëllim për të parandaluar numrin e viktimave. Në fazën e dytë Organizatat Jo-qeveritare i ndihmuan banorët e prekur nga vërshimet me ushqim, ujë të pijshëm, materiale higjienike, pako ushqimore dhe me gjitha materialet e nevojshme elementare jetësore. Në ditën e tretë të shpërndarjes së ndihmave është vërejtur një mos-koordinim ndërmjet Organizatave Joqeveritare. Pas kosulltimeve të bëra arritëm në përfundimin se duhet të ketë aktivitete të koordinuara dhe sistematike, dhe për këtë arsye është vendosur të themelohet “Këshilli Koordinues i OJQ’ve për Vërshimet”.
“Këshilli Koordinues i OJQ’ve për Vërshimet” do të bëjë sistemimin e aktiviteteve aktuale humanitare, përpos kësaj do të jep mbështetje në shpërndarjen ndihmave që do të vijnë nga donatorët e jashtëm dhe të mbrendshëm.
Që nga dita e parë, pakot ushqimore dhe pakot me ujë të pijshëm nuk janë shpërnda mjaftueshëm në këto vende. Këshilli Koordinues do të bëjë vlersimin e dëmeve (dëmet që kanë pësur familjet në mobilje, qilima, teknikë të bardhë, kafshët e ngordhura etj.) dhe do të marrë hapa sistematike për sanimin e këtyre dëmeve.
Antarët e “Këshillit Koordinues të OJQ’ve për Vërshimet”:
• Shoqata ENSAR – Shkup
• O.K.H. MERHAMET – Tetovë
• Shoqata KOPRU – Shkup
• Sh.K. VIZIONI M – Shkup
• Shoqata AKTIVITETI – Shkup, Shtraçincë
• Klubi ELITA – Shkup
• Sh.Q. AKSI – Shkup
• Shoqata ARDHMËRIA – Tetovë
• Unioni Studentor Shqiptar – Shkup
• Lidhja e Nxënësve Shqiptar – Shkup
• Shoqata PARIMI – Shkup
Koordinator i “Këshilli Koordinues të OJQ’ve për Vërshimet” do të jetë Kryetari i Shoqatës KOPRU, z. Husrev Emin. Këshilli në fjalë do të jetë në kontakt me Qëndrën për Menaxhim me Kriza dhe institucionet e tjera përkatëse.
09.08.2016
Koordinatori i “Këshilli Koordinues i OJQ’ve për Vërshimet” Husrev Emin
Kontakt: vershimet@gmail.com