“Shpërthen” Erjon Braçe: Mos shkelni më në stadium

425

 


“Shpërthen” Erjon Braçe: Mos shkelni më në stadium

Skandali i trukimit të ndeshjeve në kampionatin shqiptar ka sjellë dhe reagime të politikës. Deputeti socialist Erjon Braçe, shprehet se qytetarët nuk duhet të shkojnë më në stadiume derisa të ndëshkohen ata që trukojnë ndeshjet.

Postimi i plotë i Braçes në Facebook:

Ju ftoj te mos shkelim ne stadiume!! Derisa ata qe organizojne ndeshje te rreme, te jene ndeshkuar e perjashtuar nga futbolli!! Keta nuk mund te tallen me me ne!! Ne nuk mund te shohim me ndeshje te rreme te organizuara nga keta!!

Po i shkruaj keto fjale,me ndjesine e pabesueshme qe te krijon derby i Manchester, ne futboll natyrisht.

Futbollin bio-sic e degjova ta quante nje gazetar qe i ka dhene te njejtin ze, te njejtat emocione, ndeshjeve te rreme, ne kampionatin shqiptar.

Prej tij,  ndjesite te perzihen. Por nje gje e kam te qarte. Pashe nje ndeshje te ndershme, te vertete. Besimi tek ajo qe luhet ne fushe eshte absolut, nje nga nje cdo jave, deri tek e fundit e asaj gare.

Ne Manchester, ne Angli. Jo ketu, jo ne Shqiperi. Ndaj shkallet e stadiumeve jane me plot se kudo. Ndaj shkallet e stadiumeve jane me bosh se kudo, ketu tek ne.

Nuk ka me besim tek ajo qe luhet ne fushe! Ështe e rreme!

Nje raport dhe dy vendime te UEFA-s, na treguan dje se ne 6 vitet e fundit, kemi qene kot ne stadiume, kemi gezuar kot, jemi hidheruar kot, kemi mbeshtetur kot, jemi zene kot, kemi qare-prej gezimit apo hidherimit, kot!!

Gjithcka qe i kemi dhene nga shkallet asaj qe eshte luajtur ne fushe, ka shkuar kot.

Prej fushes ka ardhur tek ne ne shkalle,

Nje tallje e madhe. Heshtja prej dy ditesh e pergjegjesve, atyre qe organizojne garen dhe na e shesin ate cdo jave si te ndershme, dhemb shume.

Kane heshtur qe ne maj, kur u dha vendimi i pare, per nje ceshtje per te cilen jane informuar jave pas jave-nga UEFA, per 5 vite me radhe.

Edhe UEFA ka humbur besimin tek keta, ndaj vendosi te bej publike ate qe ketu e mbanin te fshehte organizatoret.

Tani askush nuk ka me besim tek kjo gare!!

E dini pse?

Sepse organizatoret, Federata Shqiptare e Futbollit eshte bere pjese e mashtrimit, te pakten duke heshtur dhe legjitimuar. Kush mendonte distancimin ka qene i fundit qe ka besuar. Kot-edhe nje here.

Neser luhet java e dyte e kesaj gare.

Ju ftoj te mos shkelim ne stadiume!! Keta nuk mund te tallen me me ne!! Ne nuk mund te shohim me ndeshje te rreme!!

*Te gjitha sa lexoni, jane fjalet e nje njeriu qe e do futbollin, e jeton si shume nder ju, me pasionin e atij qe do te fitoje po aq sa ata ne fushe. Nuk ka lidhje as me politiken dhe as me ekipin e zemres. Fare. Ka lidhje me dinjitetin e secilit nder ne qe ndjekim futbollin.

Comments