“Shqetësuese” ajo që thotë ish-kryeinspektori i AKI-së: KFOR-i s’e lejoi ministrin e Kurtit të futet në objektin e komunës së Zveçanit

233

Ish shefi i AKI-së, Burim Ramadani përmes një postimi ka treguar se të hënën KFOR-i nuk ka lejuar Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit të hyjë në Komunën e Zveçanit nga trupat e KFOR-it.
Rreth kësaj ai ka thënë se KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’ia ndaloj hyrjen ministrit Krasniqi, duke cekur se kjo sipas tij tregon për një raport jo të mirë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare ushtarake.

“..shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta”, tha Ramadani. /Lajmi.net/

Comments