Shqipëria mbyll një javë tmerri: 22 të vdekur, 11 të aksidentuar dhe 11 të vrarë

96

Moebel THEMA

skene-krimi1_1468835762-5568519

Shqipëria mbylli një javë tmerri me 22 viktima në aksidente dhe në ngjarje kriminale nga 24-31 korriku 2016.

22 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u lënduan në tërë Shqipërinë në ngjarje të ndryshme në javën e tmerrshme 24 deri në 31 korrik. 11 persona humbën jetën në aksidente rrugorë, kurse 11 të tjerë u vranë.

 

Aksidenti më i rëndë u shënua në 24 korrik në Gjirokastër kur nga ndeshja mes një kombi dhe një veture me 3 të vdekur, përfshi dy fëmijë 9 dhe 18 muajsh si dhe 8 të plagosur.

Mbrëmjen e vonë të së dielës u shënua në rrugën që vjen nga Tepelena pranë Fratarit në Mallakastër, viktima e 11-të nga aksidentet.Kurse, nga krimet ishte ngjarja në Spitalin Amerikan kur një i sëmurë i vuri zjarrin pavionit të dializës duke shkaktuar në çast dhe më pas 4 të vdekur, përfshi autorin.

Tre të vrarë edhe në një sulm hakmarrjeje në Vlorë dhe nga një në Përmet, Burrel, Kukës, Patos, përfshi brenda familjes. Korriku u mbyll me dy krime në burgje.

Një i burgosur në Shën Koll të Lezhës vdiq nga zjarrvënia e dyshuar e qëllimshme. Kurse një i dënjuar nga Kosova në Vaqarr të Tiranës ishte shenjestër e gabuar hakmarrjeje kur u plagos me armë zjarri nga jashtë burgut.

Comments