Shtajnmaer e ka përshëndetur marrëveshjen për zgjedhje më 11 dhjetor

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale Gjermane, Frank Valter-Shtajnmaer e ka përshëndetur marërveshjen e partive të Maqedonisë për vërtetimin e 11 dhjetorit si termin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Konsensusi është në pajtim me marrëveshjen e Përzhinës nga qershori i vitit 2015. Tani është kyçe, marrëveshja për veprimin e mëtutjshëm deri në zgjedhje që të zbatohet me besueshmëri dhe shpejt dhe në këtë mënyrë të evitohet ngecja e mëtutjeshme e vendit në rrugën për afrimin deri në BE. Me këtë rast mbetet e rëndësishme, që Prokuroria speciale publike të mundet pa pengesa të vazhdojë me punën e saj për sqarim të akuzave për keqpërdorim të fuqisë, që sërish të përforcohet besimi i popullatës së Maqedonisë në institucionet demokratike të vendit”, tha Shtajnmaer në deklaratën me shkrim që e publikoi sot Ambasada e RF të Gjermanisë në Shkup.
Ai iu falenderuza eurokomisarit Johanes Han dhe ekipit të tij, si dhe të dërguarit të posaçëm, ambasadorit Johanes Hajndl, të cilët, siç theksohet, me ndërmjetësimin e tyre kanë kontribuar dukshëm për suksesin e bisedimeve partiake.