Shtetasi serb tenton t’i korruptojë policët me 5 euro, arrestohet
Në raportin e sotshëm, Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një serb, i cili kishte tentuar të korruptojë policët rrugorë me pesë euro.
Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur në Klinë, transmeton Koha.net.
Është arrestuar një person, shtetas i Serbisë, pasi ai, në një pikë kontrolli të veturave afër Klinës, u kishte ofruar 5 euro zyrtarëve policorë për t’iu shmangur dënimit për kundërvajtje trafiku, thuhet në raport.
Në njoftim të Policisë thuhet se ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.