Shteti e ndan çiftin e mitur nga Malisheva

371

Lidhja martesore e dy të miturve në Malishevë, e cila një ditë më parë bëri bujë të madhe në medie e rrjetet sociale, ka dalë të jetë shumë e shkurtër.

Vetëm një ditë pas publikimit të videove të dasmës së tyre, 16 vjeçarët, Fitimi dhe Zylfija, janë ndarë. Lajmin për ndërprerjen e martesës së dy të rinjëve, për KTV-në, e ka konfirmuar Udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Malishevës, Blerim Begaj.
Ai ka thënë se prishja e martesës është bërë me urdhër të prokurorit, deri sa familjarët e çifitit nga Malisheva kanë deklaruar se ata nuk e kanë ditur se ligji e ndalon një martesë të tillë.
Ndryshe, një ditë më parë, për KTV, babai i Fitimit kishte thënë se nuk ka mundur t’ua prishë lidhjen dy të rinjve, të cilët edhe ishin fejuar kur Fitmi i kishte 14 vjet, e Zylfija vetëm 13 vjet.

Comments