Shukri Xhelili mbetet në burg

99

image

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Shukri Xhelilit për lirimin nga burgu duke e lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Peshkopisë.

Moebel THEMA

Xhelili kërkoi që deri në fund të hetimeve të qëndronte në masë detyrim paraqitje, por kërkesa u refuzua nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë.

Ndërsa dje Shukri Xhelilit iu refuzua nga Gjykata Kushtetuese edhe kërkesa për rikthimin në detyrë pas shkarkimit. Si rrjedhojë në Peshkopi do të mbahen zgjedhjet për caktimin e kryebashkiakut të ri.

Shukri Xhelili akuzohet se i kërkoi favore seksuale një vajze për një vend pune.

Comments