Shvercerat nuk mund të udhëtojnë në Strumicë

246
fresco
midle
Shvercerat1

Grupi i tifozëve të FC Shkupit, “Shvercerat” nuk do të mund të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik 2016/17 kundër Vardarit në Strumicë.

Kjo për shkak se të dielën në përdorim ky klub nga ana e manaxmentit të stadiumit “Mladost” të Strumicës do të ketë vetëm tribunën jugore, e cila nuk posedon kushte për të pranuar dy grupe të tifozëve.

 

Aktualisht stadiumi i qytetit të Strumicës është në fazën e rikonstrumit, ashtu që ndeshja e shumë pritur midis Vardarit dhe Shkupit nuk do të ketë atë shkëlqim kur është në pyetje spektakli në tribuna.

Shpresojmë se spektakël në fushë do naa dhurojnë futbollistët e të dyja skuadrave, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e parë të sezonit të kaluar kur në arenën “Filipi i Dytë” ishin ndarë me barazimin 2:2.

KF VARDARI

Comments