Si u krijua kryeqyteti i Kosovës “Prishtina”

166

Moebel THEMA

Një qytet i cili shtrihej në aspektin gjeografik në mes dy lumejsh të vegjël që ishin quajtuar “Prishtevka” dhe “Vellusha”. Ato kishin rrjedhur nga ana e kodrës së xehtarisë në anën perëndimore të malësisë të Gallapit, ndërsa në anën jugore dhe atë perëndimore, Prishtina kufizohej me disa kodrina të vogla që sipërfaqja e tyre lëshohej tek tokat pjellore të Fushës së Kosovës. Prishtina për herë të parë në vitet 1486-1487, ajo kishte vetëm 392 shtëpi dhe 10 lagje, një karakteristikë e veçantë të këtyre shtëpive ishte se ato ishin të ndërtuar në katin përdhesë dhe ishin vetëm një katëshe, ndërsa lagjet me sipërfaqe rrugore ishin të gjata dhe të ngushta në aspektin e gjërësisë së tyre. Ajo kishte filluar të zgjerohet nga aspekti sipërfaqësor me 29 lagje dhe me 629 shtëpi në vitet 1569-1570. Ndërsa, në mesjetën e vonshme saktësisht në vitin 1689 ajo u zgjerua gjithsej me 4000 shtëpi. Ndër lagjet më të vjetra të qytetit të Prishtinës njihen si: ajo e Hynilerëve, Çekliqëve, Kacallarëve, Llokaqit, Kollaçit, Pozderës, Katër Llullave, e Xhamisë së Llapit, Tophanës, Muhaxherëve, etj.

Hulumtimet dhe studimet shkencore rreth shpjegimit të emrit Prishtina ende nuk kanë ndonjë agrument përfundimtar, ka disa supozime se emërtimi i qytetit Prishtinës gjenezën e saj e ka tek gjuha latine “Pristinume” e cila në gjuhën shqipe ka kuptimin “e dikurshme”. Prishtina si vendimbanim për herë të parë përmendet në shekullin XIII. Prishtina kishte një meritë të veçantë për zhvillimin e saj në aspektin ekonomik e sidomos në atë të tregtisë. Gjatë shekujve XIV dhe XV dubrovnikasit e kishin formuar edhe koloninë e parë, ku kjo e fundit ishte vlerësuar si ndër kolonitë më të mëdha që kishin ekzistuar në tërë Ballkanin. Në këtë periudhë kohore Prishtina ishte ndër qendrat më të fuqishme tregtare dhe financiare, e cila tërhiqte tregtarët nga: Gjenova, Verona, Mantova dhe Firencja. Prishtina gjatë periudhës kohore mesjetare u bë selia më e rëndësishme, edhe pse para betejës së Kosovës, Prishtina ishte bërë kryeqyteti i provincës dhe ajo kishte vazhduar të mbetet si e tillë. Ajo në vitin 1426 e kishte hapur edhe konsullatën Dubrovnikase, për arsye të mirëmbajtjes së diplomacisë ekonomike, pasi që një numër i madh i tregtarëve dubronikas, zhvillonin tregti me qytetet më të zhvilluara të rajonit. Prishtina në kohën mesjetare e kishte krijuar gjeostragjinë e saj tregtare, përmes saj tregtarët që vinin nga Bosnja kanë kaluar rruga Naissus (Nish) – Lissus (Lezhë) për të shkuar në qytetin e Shkupit. Sipas Shtjefën Gaspërit në vitin 1671, Prishtina ishte njëri ndër qytet më kryesore të Kosovës, sepse gjindej qendra administrative e xehtarisë së krahinës, xehrës të Artanës (ish- Novobërdës). Në vitin 1689 ajo kishte filluar të dobësohet për shkak të luftës Austro-Turke, ku ishte qendra e shtabit të gjeneralit Pikolominit. Nga viti 1812 Prishtina kishte krijuar dy panaire gjatë vitit, njëra ishte mbajtur në vjeshtë, ndërsa tjera në pranverë, qëllimi i këtyre i panaireve ishte promovimi i tregtisë së qytetit të Prishtinës dhe interesimi për pjesëmarrje ishte shumë i madh nga tregtarët e shteteve perëndimore dhe atyre lindore. Ndërsa në vitin 1874 është ndërtuar edhe Sahat Kulla e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore të Prishtinës, mirëpo është ndërtuar si simbol për të treguar sa është ora tregtarëve prishtinas dhe atyre që vinin të tregtojnë.

Një karakteristikë tjetër që vlen të theksohet për qytetin e Prishtinës është edhe kompleksi i Shadervanit i cili është ndërtuar në fund të shekullit XVII dhe fillim të shekullit XVII, ky monument kulturor ka një karakteristikë të veçantë sepse është i vetmi monument kulturor në Prishtinë i cili ka mbijetuar që nga fillimi i ndërtimit e deri më sot. Sipas të dhënave gjeologjike Prishtina gjatë shekullit XIX, ishte kapluar nga zjarri dhe ato kishin dëmtuar rrënjësisht qytetin. Ndërsa, sipas fakte historike tregohet se qyteti i Prishtinës ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare Gjini. Familja Gjini kishte organizuar një lloj ekspozite familjare, ku kjo e kishte luajtuar rolin e muzeut të qytetit të Prishtinës. Aty ishin të ekspozuara pjesa më e vjetër e Prishtinës si: lidhja e saj me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit të shekullit XVI, Sinagogën dhe Kishën katolike, pasi që Prishtina para pushtimit të Perandorisë Osmane dhe reformimit të tyre ishte me popullsi që i përkisnin fejës katolike, për atë arsye Austro-Hungaria e kishte marrë përsipër qytetin. Në qytetin e Prishtinës gjinden edhe dy lokalitete me varrezat e popullatës hebreje, varrezat e vjetra gjenden në Tauk Bahçe ku madhësia e tyre është 10 ha, në të cilën janë varrosur mbi 800 hebrenj që nga vitet 1850. Ndërsa në varrezat e reja janë varrosur gjithsej 200 hebrenj në vitin 1992. Këto varreza ishin vënë në mbrojtje qysh nga viti 1957, me të gjetur 57 gurë varrezash.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Prishtina u bë qendër administrative e Kosovës në vitin 1947, ku ajo kishte filluar të ndërtohej me infrastrukturë institucionale dhe urbane, ku moto e saj ishte ndërtimi i “një qyteti urban”. Ndërsa me planin urbanistik qyteti në vitin 1953 kishte rrënuar lagje të tëra së bashku me Qarshinë e Vjetër, ku kjo e fundit ishte qendra e qytetit të Prishtinës, por ky fakt e kishte dërguar drejt shkatërrimit të arkitekturës popullore shqiptare të periudhës të sundimit të Perandorisë Osmane. Qyteti i Prishtinës pas Luftës së Dytë Botërore e kishte fituar funksionin më të rëndësishëm ekonomik dhe administrativ-politik, ku ky qytet ishte shpallur si kryeqytet i Kosovës në vitin 1946, ndërsa këtë vendim e konfirmon edhe neni i 7 i Kushtetutës së KSAK-së të vitit 1974.

Comments