“S’ka autostradë të Dukagjinit” – Haradinaj i reagon keq Aliut: Shpejt do dilni para popullit

91

Daut Haradinaj i ka reaguar ashpër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se nuk do të ketë Autostradë të Dukagjinit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qeveria po i ndëshkon dukagjinasit, shkruan lajmi.net.

“Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!?”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!?

Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër!. /Lajmi.net/

Comments