Deri në ora 11 sot ishte afati për parashtrim të padive nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën të dielën. Këshillat gjyqësorë të Gjykatës Administrative nën padi eventuale duhet të prononcohen 48 orë nga parashtrimi i tyre.
Deri mbrëmë në ora 21 nuk ka parashtruar padi asnjë prej partive në Gjykatën Administratëve. VMRO-DPMNE, e cila ka parashtruar më shumë ankesa në KSHZ, dje paralajmëroi se do të ngritë padi në Gjykatën Administratë. Përrveç të kësaj partie KSHZ-ja ka refuzuar ankesa edhe të Aleancës për Shqiptarët, TMRO-së dhe Të Majtës.
“Për momentin ka arritur një kërkesë për mbrojtjen për liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Është parashtruar nga TMRO. Lidhur me vendimet e KSHZ-së akoma nuk kemi marrë ndonjë padi. Afati i fundit për parashtrimin e padive kundër ndonjë vendimi të KSHZ-së në Gjykatën Administrative është nesër në orën 11″, deklaroi mbrëmë Snezhana Kiprovska, bashkëpunëtore e lartë gjyqësore në Gjykatën Administrative.
Këshillat gjyqësorë të Gjykatës administrative për këto padi duhet të deklarohen 48 orë nga parashtrimi i tyre. Për paditë do të vendosin pesë këshilla gjyqësorë të përbërë nga pesë gjykatës nga Gjykata administrative të përzgjedhur me short. Paditë në mënyrë elektronike iu shpërndahen gjykatësve, ndërsa vendimi do të jetë në seanca publike”, thonë nga Gjykata Administrative..
Gjykata Administrative mbrëmë e hodhi poshtë padinë e Gjorgji Sharkovskit kundër, siç qëndron në dokumentin e shtruar, “administratës shtetërore të Krivogashtanit” për shkak të pamundësimit të grumbullimit të nënshkrimeve për kryetar komune dhe anëtarëve të këshillit në Komunën e Krivogashtanit. Vendimin e solli Gjykata Administrative në këshillin e përbërë prej tre gjykatësve në një seancë jopublike të këshillit, i cili në tërësi do të publikohet më së voni nesër.
Ndërkohë vijon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale më 29 tetor, ndërsa komisionet komunale zgjedhore tani më ua kanë dorëzuar vendimet kandidatëve të votuar për kryetar komune.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.