SONDAZHET/ Ngushtohet diferenca mes Clinton dhe Trump

190
fresco

 

midle

clinton-trump

Sondazhi më i ri i opinionit i publikuar të premten vonë, tregon se epërsia e zonjës Clinton ndaj rivalit Trump është ngushtuar në më pak se 3 për qind, nga 8 përqind që ishte të hënën e kaluar.

Megjithatë sondazhe të tjera ditët e fundit kanë treguar se Clinton është përpara, me 48 kundrejt 33 për qind, gjë që i ka bërë disa anketues të arrijnë në përfundimin se fushata e zotit Trump duket të jetë në rrezik.

Trump mbështeti dje kandidaturën për rizgjedhje të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan si dhe të senatorëve John Mccain dhe Kelly Ayotte.

Vendimi erdhi vetëm disa ditë pas komenteve të bëra prej tij se ai nuk ishte ende gati për të mbështetur zotin Ryan, një nga republikanët kryesorë të zgjedhur në një post publik.

Që nga Kuvendi Republikan, tensionet e Trump me krerët më të lartë Republikanë dhe grindja e tij e vazhdueshme me prindërit e një ushtari të vrarë mysliman amerikan janë parë si të dëmshme për mbështetjen e tij publike.

Të shtunën, Trump e drejtoi përsëri vëmendjen tek rivalja Hillary Clinton, duke e kritikuar atë për serverin privat të e-mailit që përdorte kur ishte Sekretare e Shtetit, gjë që ishte në qendër të një hetimi të FBI-së. /VOA

Comments