Spasovki ndërron drejtuesit e 11 sektorëve, Andonov e akuzon se shkeli Kushtetutën dhe Ligjin

233
fresco
midle
Ndryshimet janë bërë në shtatë sektorë të punëve të brendshme, Sektorin e krimit të organizuar, Sektorin e operacioneve të fshehta dhe në Njësitin Alfa.
“MPB-ja deri në zgjedhje duhet të funksionojë normalisht, të sigurohen kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike, që të realizohen të gjitha funksionet në pajtim me Ligjin e punëve të brendshme, që të ruhet rendi dhe qetësia publike, siguria e qytetarëve dhe të mos lejojmë MPB të jetë mjet në duart e kujtdo qoftë nga partitë politike, por të jetë në interes të qytetarëve dhe të krijojë kushte që qytetarët lirisht të marrin vendim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”,– deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ndaj ndryshimeve ka reaguar zëvendësministri plotësues nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili i cilëson emërimet e reja si ndërhyrje në rregullativën ligjore, duke avancuar edhe për katër shkallë persona të caktuar.
“Me nënshkrim joligjor dhe të njëanshëm të vendimeve për sistemim në pozita udhëheqëse të 11 personave të punësuar në MPB, Oliver Spasovski në mënyrën më të mirë të mundshme tregoi se për të nuk ekziston Kushtetuta dhe Ligji, por vetëm interesi i tij personal dhe interesi i partisë së tij, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për qeveri kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve të deputetëve”,– tha zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Oliver Andonov.
Por, Spasovski është kundërpërgjigjur se të drejtën për ndryshime ia jep Marrëveshja e Përzhinës.
Spasovski mund të kryejë ndryshime të 15-të drejtuesve të njësive të tjera në MPB, dhe ka deklaruar se pas 11 ndryshimeve të fundit, nëse paraqitet nevoja për ndryshime të tjera, do ta shfrytëzojë këtë të drejtë.
Comments