Strugë, ulje drastike e numrit të nxënësve
Muça thotë se tre apo katër vitet e fundit numri i nxënësve është ulur për rreth 200. Ai druan se nëse ky trend negativ vazhdon në vitet e ardhshme do të ketë largim të të punësuarve pasi shkollat paguan për kokë nxënësi. Situatë e ngjashme edhe në shkollën Niko Nestor.
“Janë regjistruar rreth 48 deri 50 nxënës më pak, përafërsisht 20 nxënës më pak janë regjistruar në paralelet në gjuhën maqedonase, ndërsa rreth 30 në paralelet atë në gjuhën shqipe. Do të ndërmarrim një masë këtë vit shkollor. Do të pushohet drejtimi i tekstilit dhe lëkurës, profili i teknikut të tekstilit, ky profil do të pushojë edhe tek mësimi në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe. Ky trend pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, tha Nikola Zaturoski. drejtor i “Niko Nestor”.
Zaturoski thotë se në dy vitet e fundit vetëm në shkollën e tyre mungojnë 150 nxënës.
Ndryshe, Struga kryeson listën e qyteteve prej ku shpërngulen numër i madh i njerëzve.