SUAREZ: FALË AJAXIT JAM BËRË I FAMSHËM NË EVROPË



Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez thotë se një ditë dëshiron të kthehet të ish-klubi i tij, Ajax.
Reprezentuesi i Urugait, është duke kaluar nëpër një super formë tek kampionët e Spanjës. Suarez thekson se të gjitha ëndrrat e tij i janë bërë realitet me Barcelonën, transmeton KosovaPress.
“Të gjitha ëndrrat e mia janë bërë realitet me Barcelonën. Unë shpresoj të qëndrojë këtu deri në fund të karrierës sime, por do të doja që në të ardhmen të kthehem në Ajax për ta falënderuar atë për atë që më dhanë. Falë Ajaxit jam bërë i famshëm në Evropë”, ka thënë Suarez.
Ai ditë më parë fitojë Këpucën e Artë në Evropë