Sulmi i dyshuar terrorist në Berlin, arrestohet shoferi i kamionit

152
fresco

Sulmi i dyshuar terrorist në Berlin, arrestohet shoferi i kamionit

midle

Policia gjermane ka arrestuar tashmë një person të dyshuar për kasaphanën në Berlin ku një kamion hyri në “qytezën e Krishtlindjeve” duke lënë të vdekur të paktën 9 persona dhe 50 të tjerë të plagosur.

Pasi sulmoi turmën me kamion, shoferi braktisi mjetin dhe u largua me vrap. Policia gjermane dyshon se ngjarja është sulm terrorist i ngjashëm me atë të Bastijës në Francë 1 vit më parë.

Sipas informacioneve nga mediave lokale, janë dy autorë, por kjo ende nuk është e konfirmuar. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Targat e kamionit ishin polake.

Comments