Të përmbyturit, nëpër konviktet studentore

126

Vërshimet: Pushteti, opozita dhe qytetarët me qëndrime të ndryshme

Moebel THEMA

Një numër i madh i banorëve nga zonat e përmbytura janë akomoduar nëpër konvikte, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan pothuajse tërësisht. Sipas drejtuesve të banesave studentore cdo ditë e më shumë rriten kërkesat për akomodim në konvikte. “Deri më tani kemi akomoduar diku rreth 210 persona nga të gjitha përkatësitë etnike , dmth
nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarë por edhe për komunitete tjera. Kemi kapacitete edhe për 350 shtretër , jemi të gatshëm t’i pranojmë të njëjtët, dita ditës numri i tyre po rritet deri në fund të muajit besoj se disa procedura lidhur me dezinfektimin e shtëpive të tyre do të kryhen dhe deri atëherë do të krijohen kushte për kthimin e të njëjtëve në shtëpitë e tyre”, tha Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit. Nga ana tjetër të strehuarit në konvikte janë në pritje të ndërhyrjeve nga ana e institucioneve shtetërore për sanimin e dëmeve me qëllim që të mund të rikthehen nëpër shtëpitë e tyre. “Jam strehuar këtu përpara një jave , do të qëndrojmë këtu sigurisht derisa të sanohen dëmet në shtëpinë tonë , për një muaj , dy besoj se kthehemi. Është mirë këtu, po kujdesen për ne, ka ushqim të mjaftueshëm , dhomat janë të mira, në të gjitha aspektet është në rregull”, shkruan alsat.
“Ne jemi nga Hasanbegu, këtu jemi prej katër ditësh. Kushtet janë shumë mirë, shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet shtëpia dhe të kthehemi”.
“Ne jemi katër fëmijë dhe unë me bashkëshortin, prej katër ditësh jemi këtu. Kushtet janë shumë mirë, na kanë pritur shumë mirë . Me ushqimin me pijet të gjitha janë mirë. Kur të na ndihmojë shteti që të hyjmë në shtëpi atëherë do të kthehemi, për ndryshe nuk kemi ku të
shkojmë”.
Ndërsa një pjesë e banorëve nga zonat e përmbytura janë strehuar nëpër konviktet studentore, shumë të tjerë kanë mbetur të shpërndarë nëpër familjarë, miq e humanistë të shumtë, të cilët hapën dyert për të gjithë ata të cilët vërshimet i lanë pa kulm mbi kokë.

Comments