Të rinjtë në Maqedoni me probleme në dioptrinë e syrit do të kenë mundësi ta përmirësojnë falas (Video)

120

Moebel THEMA

 

Në seancën e sotme parlamentare të 111-të, në rend dite ishte edhe pika e ndryshimit të Ligjit për sigurim shëndetësor, me të cilin përfshihet përmirësimi i dioptrisë te të rinjtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky propozim mori dritën jeshile të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, por jo edhe të LSDM-së opozitare. Në këtë drejtim, deputeti i OBRM-së, Zoran Gjorgjieski, i replikoi Jagoda Shahpaskës së LSDM-së, dule i theksuar se kjo masë do t’i përfshijë personat të cilët kanë dioptri nga -2 e më poshtë dhe nga +2 e më lartë, dhe se mjetet tashmë janë parashikuar.

Gjorgjieski tha se çdo masë që ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të të rinjve është masë popullore pasi që lidhet me popullin, pra për të mirën e popullit.

Comments