
Problemi me telat e rrjetit elektrik, ka bërë që banorët e fshatit Pozhar, në komunën e Deçanit, tash e 17 vite ta kenë jetën e rrezikuar.
Banorët e shqetësuar kanë thënë që nëse KEDS nuk ndërmerr ndonjë hap në këtë drejtim, ata çështjen do ta ngritin në instanca më të larta.
Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Vikton Buzhala, ka thënë se ata janë në dijeni për problemin që ballafaqohen këta banorë.
Sipas tij, KEDS mendon më të mirën për konsumatorët dhe do të angazhohet për të bërë më të mirën për këtë fshat.


Comments are closed.