Tërmkolli e quan “ahmak” Albin Kurtin (Video)

316

 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, në emisionin Ballë për Ballë të Klan Kosovës e ka quajtur “ahmak”deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kjo për shkak të deklaratës së Kurtit se situata në Ballkan mund të tensionohet duke çuar kështu në konflikte të reja, njofton Klan Kosova.

“Deklarimi i Albin Kurtit për mundësinë që të ketë luftë në të ardhmen është kërcënim që mund ta bëjnë vetëm ‘ahmakët’ ose azginët. Por pozicionimi me qenë ahmak ose me qenë azgin është edhe më i rëndë se edhe të jesh kriminel”.

“Njerëzit e tillë janë të rrezikshëm për shtetin. Kam frikë se disa veprime të Vetëvendosjes po shkojnë në favor të Serbisë dhe interesave të Rusisë”, ka thënë Tërmkolli. /Klankosova.tv/

Comments