Tetovari kthehet me sëmundjen e malaries.Punonte në Mali

385

malaria

Njëzet e katër vjeçari nga Tetova me sëmundjen e rëndë malaria është shtruar në dhomën e karantinës në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Sëmundja u sollë nga Mali, ku ai kishte punuar për disa muaj, përcjell TetovaSot.

Simptomat e para i janë paraqitur në Tetovë ku ka kërkuar ndihmë në repartin infektiv.

Pas kontrollit mjekësor ai menjëherë është transferuar menjëherë në Shkup, ku ai është diagnostikuar me formën më të rëndë të malaries.

Malaria është semundje e rëndë që shkaktohet nga parazite shumë të vegjël,të cilët ia fut njeriut në gjak mushkonja anofele kur e pickon, dhe që shfaqet me ethe të forta e me të dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht në mbrëmje.

Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave. Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit./TetovaSot/

Comments