Thaçi dhe Hoti takohen nesër, nuk dihet tema e diskutimit
Presidenti i vendit Hashim Thaçi nesër pret në takim kryeministrin Avdullah Hoti.
Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 09:00.
Ky takim vjen pas kthimit të Hotit nga Brukseli ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe pas kthimit të presidentit Thaçi nga Haga ku u intervistua për 4 ditë me radhë në Dhomat e Specializuara.
Në njoftimin për takimin e planifikuar për nesër nuk përmendet se cila do të jetë tema e diskutimit. /Lajmi.net/


Comments are closed.