Thaçi ngushëllon të afërmit e viktimave në Itali

439

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook  ka ngushëlluar familjarët e viktimave të tërmetit që goditi mesnatën e së martës Italinë i cili la të vdekur 38 persona.

“Me pikëllim të thellë mësova për fatkeqësinë e rëndë natyrore që ka prekur Italinë dhe në këto çaste të vështira të gjithë ndihemi pranë popullit mik italian”.

” Në emër të popullit të Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave. Po ashtu uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e shpresoj që pasojat e dëmeve të kapërcehen sa më shpejtë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Comments