Thaçi: U besoj hartave të NATO-së e jo ekspertëve jugosllavë

306

Untitled-8

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Debatin për demarkacionin tha se një takim i tillë i ka Kosovës, tash e një vit dhe kjo do ta rritë edhe më shumë transparencën e këtij procesi.
“Që në fillim dua të theksoj se çështja e demarkacionit si problem shtetëror është inekzistent”, tha Thaçi.

Ai tha se Kosova nuk ka humbur asnjë milimetër tokë nga ky përkufizim.

Ai lexoi pikën e 12-të të Deklaratës së Pavarësisë e cila thotë se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit.

Thaçi tha se Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i themeluar në vitin 2012, në pajtim me përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese e ligjore, ka përfunduar punën e shënjimit të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, nga çka edhe, sipas tij, ka rezultuar me Nënshkrimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, në Vjenë me 26 gusht 2015.

Duke mbrojtur vërtetësinë e Komisionit, shefi i shtetit tha se ata e kanë bërë punën duke u konsultuar ngushtë edhe me aleatët e vendit.

“Unë ju besoj hartave të NATO-së e jo të ekspertëve jugosllavë”, tha Thaçi në fjalimin e tij.

Comments