Tre liderët e njohur që kryeministri bullgar i përqafoi në Samitin e Sofjes (Foto)
Është duke vazhduar Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.
Nikoqir i këtij Samiti është pikërisht kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov.
Ajo çfarë ka rënë në sy tek pritja e Borissov mbrëmë dhe sot, është mënyra e përshëndetjes me liderët e vendeve të ndryshme.
Janë pikërisht tre persona, që Borissov ka zgjedhur t’i përshëndes më afër. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Komisionari Evropian, Johannes Hahn si dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Borissov ka përqafuar në mënyrë të veçantë këta përfaqësues fotografitë e të cilëve janë publikuar pak më parë.





Comments are closed.