Treni i merr jetën shqiptarit në Maqedoni

369

Një shqiptar në Maqedoni ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga treni i linjës Tetovë-Shkup.

Bujar Osmani, 29-vjeç, baba i një fëmije dy vjeçar dhe gjithashtu në shtator pritej të vinte në jetë edhe fëmija i tij i dytë, po udhëtonte me një automjet kur është përplasur nga treni, duke humbur jetën.

29-vjeçari Osmani, ishte mësues i gjuhës Gjermane në Radushë.

 

Comments