Trump: Mbani maska, situata me pandeminë para se të përmirësohet do të përkeqësohet

313

Presidenti amerikan, Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve të mbajnë maska ​​mbrojtëse, nëse nuk mund të mbajnë distancë nga njerëzit e tjerë dhe vlerësoi se situata në lidhje me koronavirusin me shumë gjasa do të përkeqësohet, ndërsa pastaj të përmirësohet.

“Për fat të keq, pandemia me shumë gjasa do të përkeqësohet para se të përmirësohet”, tha Trump në brifingun e parë kushtuar pandemisë së virusit pas disa muajve.

Trump gjithashtu u bëri thirrje të rinjve në SHBA që t’i shmangin baret e mbushura me shumë njerëz dhe të sillen “zgjuar”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mbajnë maskë kur nuk mund ta mbajnë distancën. Pavarësisht nëse doni të mbani maska ​​ose jo, ato kanë një ndikim, ato kanë një efekt”, tha Trump.

Presidenti amerikan në këtë mënyrë e ndryshoi retorikën në lidhje me mbajtjen e maskave. Trump më parë ka thënë se mbajtja e maskës është një zgjedhje individuale.

Në 24 orët e kaluara, në SHBA janë regjistruar rekord 68.524 raste të reja. Në këtë periudhë ka 961 vdekje dhe është dita e tetë radhazi e një rritje kaq të madhe të infeksioneve. Në përgjithësi në SHBA ka gati katër milion të infektuar.

Comments are closed.