U ANULUA SEANCA GJYQËSORE PËR BOGOEVSKIN
U anulua procesi gjyqësor për Pavle Bogoevskin. Para Gjykatës Themelore Shkupi 1 ishin mbledhur aktivistët e “Revolucionit të Larmë” për të mbështetur atë. Seanca është anuluar pasi që Prokuroria nuk ka arritur të vlerësojë dëmin që ja ka bërë Ministrisë së Kulturës. Përndryshe Bogoevski është dënuar me shumën prej 50 eurosh sipas ligjit për pastërti, për hedhje të ngjyrës drejt ndërtesave të institucioneve të vendit gjatë protestave të “Revolucionit i Larmë”. Në gjykim morën pjesë edhe përfaqësues të Komitetit Helsinkit. Seanca është caktuar për në datën 17 tetor.