Ulqinakët kërkojnë ullishtat, shteti jugosllav ua mori në 1978
Historikisht ajo ka qenë pronë e 204 familjeve shqiptare që jetojnë në Ulqin, por në vitin 1978 kjo zonë u shtetëzua nga qeveria jugosllave, për arsye ushtarake, pavarësisht se asnjëherë nuk u përdor si e tillë.
Shteti Malazez e shfrytëzoi për prodhimin e vajit të ullirit dhe së fundi qeveria malazeze ka deklaruar se nuk do t’ua kthejë pronarëve këto ullishta. Kryetari i komunës, Nazif Cungu, tha se sipas qeverisë, pronarët mund t’i marrin për shfrytëzim ullishtat, por banorët kërkojnë që ajo t’u kthehet pronarëve.
“Ajo është pronë shumë e vjetër, ajo është kulturë e jona si shqiptarë. Aty ka yllinj gati 2 mijë vjeçar. Qëndrimet tona janë që pa kompromis ajo të kthehet”, shprehet Nazif Cungu, kryetar i Komunës Ulqin.
Ndërsa Genc Nimanbegu, deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, pohon se është kërcënuar me dalje nga koalicioni qeverisës nëse kjo pronë nuk u kthehet pronarëve të vërtetë.
“Vazhdon një luftë juridike për kthimin e kësaj prone sepse edhe Kuvendi i Komunës së Ulqinit disa herë ka marrë vendimi të cilat të ndihmohet në mënyrë ligjore pronarëve. Duhet të bëhet një Tsk Forcë juridike, me të cilën të ndihmohemi edhe ne si deputet edhe shoqatat që të bëhet ligjërisht kthimi i pronë”, shprehet Genc Nimanbegu, deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi.
Ndërkohë, qytetarët e pronarët e Valdanosit shprehen se do ndjekin çdo rrugë ligjore, përfshi dhe protestat, derisa prona e tyre t’u kthehet.
/ Top Channel