“Uniteti”: Kriminelët të burgosen, të pafajshmit të lirohen

345

Moebel THEMA

Partia “Uniteti” ka reaguar ashpër ndaj mosvotimit të ndryshimeve ligjore që mbështesin punën e Prokurorisë Speciale Publike pikërisht nga ana e politikanëve shqiptarë që deklarativisht thonë se mbështesin punën e PSP-së.

““Uniteti” do të vazhdojë fuqishëm të mbrojë punën e Prokurorisë Speciale si nëpërmjet deputetit të saj në Kuvend, ashtu edhe në komunikim me faktorin ndërkombëtar, si dhe do të insistojë që në vendin tonë kriminelët të gjykohen dhe të burgosen, ndërsa të pafajshmit të lirohen nga burgjet. Pa drejtësi nuk mund të ketë as demokraci”,- u tha nga Partia “Uniteti”.

Dje nga PSP thanë se pa ligj për mbrojtje të dëshmitarëve nuk do të munden të hapin shumë lëndë për të cilat kanë dëshmi.

Comments