UNSH- ,,NDIHMO SHKUPIN – TË NDIHMOJMË SHKUPJANËT ”

114

Moebel THEMA

5

RAPORT
Ne jemi krijesa të cilat erdhëm në këtë botë për t’i shërbyer Krijuesit të Gjithësisë, Atij që krijoi tokën, qiejt dhe gjithçka tjetër. Fatkeqësitë natyrore janë sprovë për njeriun, por ata shpeshherë nxjerrin në pah humanitetin njerzorë dhe mbi të gjitha vlerat shpirtërore të njeriut.
Fatkeqësia që arriti në pragun e dyerve të shtëpive të banorëve të Shkupit, fatkeqësi e cila përveç dëmeve materiale arriti që të merrë edhe jetë njerzish. Nuk luante rol një shtëpi e mbushur me ujë aq sa digjej shpirti i familjarëve për të humburit e tyre.
Pas gjithë kësaj fatkeqësie natyrore, Unioni i Nxënësve Shqiptar arriti që për pak orë të organizoj strukturat e saj për t’ju dalë në ndihmë banorëve të zonave të vëshruara e kryesisht Hasanbegu ishte një nga zonat më të vërshuara. Që nga data 08 Gusht filloi aksioni për të ndihmuar banorët e zonave të vëshuara dhe që në këtë aksion të titulluar ,,NDIHMO SHKUPIN ,, – ,, TË NDIHMOJMË SHKUPJANËT,, ishin qyteti i Shkupit, Gostivarit dhe Dibrës.
Një bërthamë e krijuar nga tre qytetet të cilët në çdo kohë mbledhnin ndihma, shpërndahnin ndihmat dhe në ndihmë fizike në pastrimin e shtëpive të banorëve. Gjatë këtij aksioni në qytetet e lartëpërmenduara në orare të caktuara bënin mbledhjen e veshjembathjeve, produkteve ushqime, mjeteve higjienike si dhe mbledhjen e të hollave.
Aktivistë nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë- Shkup çdo ditë nga ora 10:00 – 18:00 arrinin që të ndaheshin në tre grupe. Grupi i parë i cili mblidhte ndihmat, grupi i dytë që arrite të shpërndajë ndihmat tek banorët dhe grupi i tretë i cili ndihmonte banorët në pastrimin e shtëpive të tyre. Poashtu në qytetin e Gostivarit aktivistët ishin në vendosur me pikë në qendrën e qytetit ku çdo mbrëmje nga ora 19:00- 22:00 bënin mbledhjen e veshjembathjeve, produkteve ushqime, mjeteve higjienike si dhe mbledhjen e të hollave ndërsa të njejtat ditën e nesërme dorëzoheshin në shtabin emergjent të Unionit në Hasanbeg. Ndërkaq, aktivistët e qytetit të Dibrës në orarin nga ora 14:00 deri në 18:00 gjendeshin në sheshin e qyteti të Dibrës.
Për hirë të raportimit të realtë dhe të drejtë ne ua pasqyrojmë çdo shumë që është dorëzuar tek pikat e Unionit të Nxënësve Shqiptar
1.Shkup
o 08.08.2016 (E hënë) Gjithsej 53,786den.
o 09.08.2016 (E martë) Gjithsej 15,011den.
o 10.08.2016 (E mërkurë) Gjithsej 23,703den.
o 11.08.2016 (E enjte) Gjithsej 20,690den.
o 12. 08. 2016(E premte) Gjithsej 4,890 den.
Totali: 118 080 den

2. Gostivar
o 09.08.2016 (E martë) Gjithsej 12,053 den
o 10.08.2016( E mërkurë) Gjithsej 11, 356
o 11.08.2016( E ejnte) Gjithsej 11,466
o 12.08.2016( E premte) Gjithsej 3,312
Totali: 38,187 den
3.Dibër
o 09.08.2016 (E martë) Gjithsej 11,799 den.
o 10.08.2016 (E mërkurë) Gjithsej 6,970 den.
o 11.08.2016 (E ejnte) Gjithsej 7,723 den.
o 12.08.2016 (E premte) Gjithsej 6,751 den.
Totali: 33 243 den

Totali i të hollave të mbledhurave nga të gjithë qytetet është 189,510 den. Nga shuma e mbledhur janë blerë produkte ushqimore, produkte higjienike, veshmbathje dhe të njejtën kohë mjete pastrimi.
Të dashur bamirës, të nderuar informues dhe ju nxënës , prindër, profesorë dhe të gjithë ndjekësit kuptojmë që bamirësia është më e vlefshme tek Zoti kur ajo dhurohet fshehurazi, por për hirë të vërtetësisë dhe për hirë të asaj që dyshimet të mënjanohet ju dhurojmë këtë raport nga ana jonë si Union i Nxënësve Shqiptar.
Bota materiale nuk vlen atëherë kur bota shpirtërore është në nevojë ! EM
Respekt,
Paqe dhe dashuri
Unioni i Nxënësve Shqiptar, Shkup 2016.

 

123

Comments