UT: u mbajt debat për proceset eurointegruese

212

Moebel THEMA

 

Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë – ATA Maqedonia, në bashkëpunim me Fakultetin juridik të Universitetit të Tetovës, e oragnizuan sot tribunën e parë, nga katër të planifikuara, me tëmë ”Ndikimi i procesit të eurointegrimit në marrëdhëniet ndëetnike”.

Qëllimi i këtyre tribunave është që të hapet dhe diskutohet me më shumë faktorë për temën e integrimit euroatlantik dhe marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

Për zv. ministrin e mbrojtjes, Bekim Maksuti, nisma për aktivitete të këtilla ka filluar që vitin e kaluar dhe tashmë i ka dhënë rezultatet pozitive.

Kryetari i ”ATA Maqedonia”, Ismet Ramadani theksoi se bëhet fjalë për një problematikë mjaft të ndjeshme, por edhe mjaft interesante, ndërkaq Trifun Kostovski tha se qëllimi i tribunës është që të tregohet se e ardhmja e shtetit është në mirëkuptimin e ndërsjellë dhe në bashkëjetesë.

Comments