Një mori reagimesh kanë pasuar në fotografinë e postuar në facebook, nga futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala.
Të shumtë kanë kritikuar se përse kjo qasje e tij ndaj Kombëtares shqiptare, që në vete përmban mesa duket edhe inatin e tij personal që nuk u përzgjodh gjatë udhëheqjes së Kombëtares nga De Biasi.
Kujtojmë, atë që ka postuar futbollisti:
“Na nënçmuat? Në rregull ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faliminderit bashkëatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!”

Comments
