Java e 29-të e Superligës nis sot me dy ndeshje interesante
Sot nis java e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, zhvillohet derbi mes Llapit dhe Prishtinës.
Skuadra nga Podujeva po lufton për mbijetesë, pasi ka 32 pikë dhe renditet në vendin e shtatë, derisa ajo nga kryeqyteti renditet në vendin e tretë , më 43 pikë.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes dy skuadrave që synojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, mes Ferizajit dhe Prishtinës së Re.
Ferizaji renditet e teta me 32 pikë, pesë më shumë se Prishtina e Re që është e fundit në tabelë.

