Vashat e Kosovës drejt Botërotit, sot luajnë kundër Bullgarisë

102

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave po shkon drejt historisë, për tu kualifikuar në Kupën e Botës.

Dardanët sot luajn ndeshjen e radhës, ku do të përballen me Bullgarinë, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline.

Kosova aktualisht është pjesë e Grupit C2 të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, duke u renditur në vendin e parë, me pikë maksimale, pasi ka shënuar tre fitore në po aq ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Sami Sermaxhaj synon një tjetër fitore, që do të përforconte pozitën e parë dhe do ta afronte edhe më shumë drejt objektivit. Në shtatë përballjet e deritashme ndaj Bullgarisë, Kosova ka regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim.

Fitorja eventuale në këtë ndeshje do të përbënte një hap të madh drejt sigurimit të vendit të parë në grup, që garanton pjesëmarrjen në ‘play-off’ për kualifikim në Kampionatin Botëror, si dhe promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Comments