Vdes një 34 vjeçare në Berivojcë të Kamenicës, dyshohet se u vra nga burri
Një 34 vjeçare ka ndërruar jetë sot në Berivojë të Kamenicës, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Këtë e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/


Comments are closed.