Vdesin dy pacientë me koronavirus në Gjakovë, katër të tjerë në gjendje të rëndë

512

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur edhe katër të tjerë që janë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërkaq gjithsej janë 47 pacientë me koronavirus që janë duke u trajtuar në këtë spital.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë raporti 24 orësh është:

47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
16 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
31 pacientë janë të pakonfirmuar,
24 pacientë janë me oksigjenoterapi,
4 pacientë janë në gjendje të rënde,
2 pacientë kane vdekur,
7 pacientë gjatë 24 orëve janë liruar për në shtëpi
Personel shëndetësorë të infektuar me Covid -19, aktiv janë : 3 mjekë dhe 7 infermiere.
Duke respektuar udhëzimet e ndihmoni veten, familjen dhe personelin shëndetësorë !

#mbajemasken

#distancensociale

#higjenpersonale. /Lajmi.net/

Comments are closed.