Verifikimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nis tri vjet pas miratimit të ligjit
Tri vjet pasi ka hyrë ligji në fuqi, është vendosur të krijohet Komisioni për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.
Bazuar në po këtë ligj, ky komision duhej të formohej menjëherë pas 6 muajve, transmeton Koha.net.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpallur dy konkurse atë për pranimin e një Organizate joqeveritare që merret me rehabilitimin e këtyre grave dhe pranimin e një psikologu, psikiatri, juristi dhe pjesëtari të Shoqërisë Civile.
Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi ka thënë se ky është vetëm hapi i parë drejt rrugës së verifikimit të këtyre viktimave seksuale, ngase derisa mbushen formularët dhe derisa të kryhet verifikimi i tyre do të marrë kohë.
Qendra për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës, e cila ka të regjistruar 200 viktima të dhunës seksuale, e ka mirëpritur këtë iniciativë.
Më shumë se 20 mijë gra konsiderohet se janë përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Tri vjet pasi ka hyrë ligji në fuqi, është vendosur të krijohet Komisioni për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.