Vërshimet në Shkup, Kryqi i Kuq nuk nisi ndarjen e ndihmave (VIDEO)

Kryqi i Kuq do t’i pres listat finale të Qeverisë, dhe më pas do të lloj me shpërndarjen e ndihmave për familjet në rajonet e vërshuara. Sekretari i përgjithshëm Sait Saiti tha se deri të mërkurën është afati i fundit kur të gjithë ata që kanë pësuar dëme do të duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Më pas, Qeveria deri tek Kryqi i Kuq do ta dorëzoj listën përfundimtare, pas çka paratë e grumbulluara do të transferohen në llogaritë e banorëve.
Saiti thotë se ndonëse linja telefonike tanimë është mbyllur, në xhiro- llogarinë e tyre ende arrijnë donacione të cilat do të ndahen në mënyrë plotësuese. Deri më tani janë grumbulluar diç më shumë se 1 milion euro, para të cilat në mënyrë të barabartë do t’u ndahen 4200 familjeve. Sipas përllogaritjeve të para, çdo familje do të duhet të merr nga 250 euro në kundërvlerë të denarit. Saiti gjithashtu paralajmëroi se në dy muajt e ardhshme të gjitha familjet që marrin ndihmë të përhershme financiare do të marrin plus 500 euro ndihmë nga Kryq i Kuq i Austrisë. Mjete plotësuese do të ketë edhe për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe për prindër me vet- kujdes.