Vërshimet në Shkup, shumë familje mbeten pa ndihma (VIDEO)
Shumë familje nga Hasangebu akoma nuk kanë marrë avancin në shumë prej 500 euro të premtuar nga qeveria, edhe përkundër se kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme. Sipas tyre shuma e paraparë prej 500 euro nuk është e mjaftueshme as për nevojat elementare ushqimore e higjienike e jo më për të rinovuar shtëpitë e dëmtuara gjatë vërshimeve. Ata edhe më tej vazhdojnë të banojnë tek të afërmit e tyre dhe nëpër konvikte, ndërkohë që nga 1 shtatori me fillimin e vitit të ri shkollor këta të fundit rrezikojnë të mbeten në rrugë.
“Shtëpia është e pabanueshme, 100 % e kanë nxjerr të pabanueshme, askush nuk intervenon as me prishë , se ndoshta hapin edhe ndonjë problem. Kemi ngelur këtu, jashtë jemi duke qëndruar . Nga Qeveria atë 500 euron që na kanë premtuar, po ne se kemi marrë akoma”.
“Shteti 500 euro na ka thënë e akoma si kemi marrë. Shtëpia e dëmtuar shumë, tash ndoshta vijë edhe studentët e na nxjerrin edhe nga aty e na s’kemi ku të shkojmë veç në rrugë më dalë, ne këtu së vijmë me banuar tjetër kund s’kemi ku të shkojmë”.
“Këtë djalin e kamë të sëmur nga zemra e shihni edhe vetë se dijë çka me bë nuk kemi të holla me ble as Ilaçe , po duhet me ble ilaçe, edhe gruan kamë të sëmurë. Skam ku me shkuar e she edhe vetë shpinë e she se s’bëhet skam ku me shkuar unë me”.
Banorët e Hasanbegut alarmojnë edhe për kanalet e pa-pastruara, të cilët sipas tyre rrezikojnë jetën e fëmijëve.
“Kanalet i kanë pastruar pjesërisht dhe kanë ngelur ashtu, unë kamë katër fëmijë dhe nuk mund ti lëshoj tek kanali, ata janë nga 6 vjeç poshtë nuk mund ti lëmë tek kanali duhet më i lidhë ata si me dal te kanali edhe zoti mos e bëftë me ra aty”.
Ndërkohë Komisioni për vlerësim deri tani ka evidentuar 2150 familje, ndërsa numri i tërësishëm i familjeve të dëmtuara nga vërshimet e 6 gushtit arrin diku në 4700./alsat-m