Vetëvendosje: Korrupsioni nuk mund të luftohet me persona që e kanë krijuar atë

192
fresco

midle
levizja vetevendosje

Sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka komentuar në një intervistë në Klan Kosova lidhur me deklaratat e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, të bëra në konferencën për media së bashku me presidentin, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Krasniqi, u shpreh se ai që dëshiron që këto marrëveshje të kalojnë sa më parë është Thaçi, e jo Amerika, njofton Klan Kosova.

“Për Thaçin, Demarkacioni e Asociacioni është projekt personal pasi ai është i gatshëm të shes gjithçka publike”.

“Biden foli shumë për luftën ndaj korrupsioni, është interesante se njëri nga njerëzit që është person kyç i krimit, është Thaçi me të cilin ishte në takim”.

“Krimi dhe korrupsioni në Kosovë, nuk mund të luftohet me Thaçin e Veselin që qëndrojnë në kokën e krimit dhe kjo po dëshmohet edhe përmes skandaleve të fundit”.

Krasniqi ka thënë se nuk u ka ngelur hatri pse Biden nuk u takua me opozitarët, pasi që ata e dinë se takime të tilla zhvillohen me përfaqësuesit e institucioneve. Por ai ka thënë se kërkesa e Biden për ta luftuar korrupsionin, nuk mund të realizohet me persona të korruptuar.

“Është e padrejtë të kërkohet lufta ndaj korrupsionit prej njerëzve që e kanë krijuar dhe e mirëmbajnë korrupsionin.”.

Comments