VIDEO/ Kur krokodili bllokon trafikun…

234

 

Dy video të filmuara në kënde të ndryshme tregojnë momentin e frikshëm por dhe qesharak kur një krokodil gjigant kalon ngadalë përmes Cahill Crossing, një rruge të ngritur mbi një lum të Australisë.

Në klipin e publikuar në Youtube nga Eric Grimes, kafsha shfaqet duke bllokuar trafikun, ndërkohë që automjeti i bardhë tenton të lëvizë përpara.

Ndërkohë video tjetër e postuar në Facebook nga Candance Fitzgerald tregon krokodiln nga këndvështrimi brenda makinës.

Drejtuesja e mjetit është e detyruar të presë në ankth derisa krijesa të kalojë rrugën e të futet sërish në lumë.

https://www.youtube.com/watch?v=kCea74ekoRQ

Comments