Video/ ‘Si e kujtoj Arjanën, që i preu kokën burri në kampin gjerman’

140

 

Moebel THEMA

gruaja2

Pëllumbesha Ziu, gruaja që tregoi tmerrin që sheh e jeton përditë në një nga kampet e azilantëve në Gjermani, ka ndarë me lexuesit çastet e fundit të Arjana Cibës, 35­vjecares nga Mati, që i preu kokën burri brenda kampit.

Pëllumbesha tregon për dritare.net se Arjana ishte një nënë shembullore për dy ëngjëjt e saj të vegjël, djemtë 8 dhe 9 vjec. Burri, Nerim Ciba, me precedente penalë, me të cilin kishin 10 vjet martuar dhe një vit në kampin e azilantëve, e rrihte dhe keqtrajtonte shpesh në sy të të gjithëve, por Arjana nuk fliste.

“Edhe kur qante, e bënte pa zë dhe thoshte se qante për vëllanë e vogel, vdekur në aksident pak kohë më parë. Një ditë e pashë që shkruante. E pyeta dhe më tregoi se mbante ditar. Pas vdekjes ditarin e mori në dorëzim policia. Ata kot e mbajnë. Ku i kuptojnë këtu vuajtjet e dhimbjet e një gruaje shqiptare”­ , thotë Pëllumbesha për dritare.net

Duke folur edhe për mentalitetin shqiptar që rëndon akuzon gratë, pasi ‘burri s’të vret kot’, ajo thekson:

“Unë dua t’u mbyll gojen të gjitheve per të treguar se ajo ishte një grua model, që e mbante brenda dhimbjen për të respektuar traditën e injorantëve. Ishte një grua ëngjëllore. Nuk dua ta kujtoj si e pashë kur e therri ai monstra, që do kalbet në burg tani. Dua ta mbaj mend si në videon e fundit kur ishim bashkë në kishe, pak dite para 19 qershorit, kur e vranë. Ishte ditë e bukur, ajo kishte vënë një rreth te bardhë në koke dhe unë e xhirova me celular”­ thote ajo.

Comments