Vjen eksperti i Kompanisë “Erikson”, PPS: siguruan të dhënat nga serverët ndihmës në DSK

143
fresco
midle
Prokuroria Publike Speciale konfirmoi ardhjen e ekspertit të kompanisë “Erikson”, me ndihmën e të cilit janë marrë të gjitha të dhënat nga serverët ndihmës në DSK.
“Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e ekspertit të jashtëm, i siguruar nga prodhuesi i serverëve ndihmës, të cilët janë në pronësi të operatorëve të telekomunikimit, ndërkaq, fizikisht ndodhen në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, u bë marrja e të gjitha të dhënave nga serverët ndihmës në harmoni me urdhëresën gjyqësore”,- thuhet në kumtesën e PPS-së.
Janeva sqaron se lënda është në procedurë parahetimore dhe për momentin nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin.
Të dhënat që janë marrë nga serverët ndihmës do të jenë pjesë e analizës dhe të gjitha gjetjet do të ndahen me opinionin.
Prokuroria Speciale sqaron se zbatimi urdhëresës gjyqësore nga ana e ekspertit të jashtëm është mundësuar nga drejtori i DSK-së, ndërsa ministri për Punë të Brendshme ka dhënë garanci shtesë.
Ndryshe, PPS-ja kërkoi që të bëhet inspektim nga eksperti i kompanisë për të provuar nëse në pajisjet ka shënime nga përgjime të jashtëligjshme.
Inspektimi është pjesë e procedurës parahetimore të PPS-së në hapësirat e DSK-së.
Comments