VMRO-DPMNE: Janeva e startoi kampanjën zgjedhore të LSDM-së

213

aleksandar-nikolovski-860x680-620x330

Prokuroria Speciale Publike e startoi kampanjën zgjedhore të LSDM-së, dhe ajo që po e bën Katica Janeva është një cirk i thjeshtë politik dhe nuk ka as D-në nga drejtësia, deklaroi sot në pres konferencë, Aleksandar Nikolovski nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TetovaSot.

“Është çështje kohe se kur Zaevi do ta aktivizoje adutin e tij kryesor për zgjedhje dhe kur do ta shtyp butonin e zgjimit të ëndrrës disa mujore të Katica Janeva dhe bashkëpunëtorëve të saj. Atë që po e bën Katica Janeva është një cirk i thjeshtë politike dhe nuk ka as D-në nga drejtësia. Po thyen të gjitha normat ligjore, me porosi po konstruohen rastet jo ekzistuese dhe po bëhet një teatër me të vetmin qëllim, diskualifikimin, diskreditimin e nxirjen e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së.

Në atë mënyrë, Zoran Zaev dhe Katica Janeva besojnë se do ta fshehin paaftësinë e tyre dhe se do ta kompensojnë një pjesë të imazhit të ulët që e ka Zaevi te qytetarët”, deklaroi Nikolovski.

 

Ai akuzoi se prokurorja speciale e ka iniciuar teatrin e porositur me atë që para disa ditëve ka dërguar një thirrje deri te mediet se në periudhën në vijim do të rritet frekuentimi i personave në PSP.

 

“Thirrja e këtillë e Katica Janeva është një sinjal i hapur deri te mediet nën kontrollin e LSDM-së/Soros që të nisin me linçimin dhe diskualifikimet personale pa asnjë bazë.

Vetëm me dëshirë dhe porosi të Zoran Zaevit. Nga PSP para disa ditësh shprehën pakënaqësinë për atë se gjykata nuk ka caktuar asnjë masë paraburgimi për njërën prej lëndëve që e quan Fortesa. Argumenti i tyre ishte se ai është zgjedhur për drejtor i një trupi ndërkombëtar se ka ekzistuar rrezik që të mos paraqitet në seancat. Për vetëm një javë, manipulimet dhe të pavërtetat e tilla dolën në pah. Sot i dyshuari u paraqit në seancë ku u ftua dhe i tërë opinioni u bind se bëhet fjalë edhe për një tentim të paargumentuar që ai të paraburgoset dhe prej kësaj të krijohet spektakël. E njëjta gjë ndodhi edhe me kryetarin e Komunës së Manastirit, i cili thuajse dy muaj gjendet në paraburgim, edhe pse në mënyrë të rregullt ka marr pjese në të gjitha ftesat e PSP-së. Gjatë këtyre dy muajve, PSP në lëndën kundër tij nuk ka ndërmarr asnjë veprim, prokurori kompetent gjendet në pushim, ndërsa vetëm ka ngel përshtypja se paraburgimi është kërkuar për përllogaritje politike” deklaroi Nikolovski.

Comments