VMRO-DPMNE: Nevojitet desoroizim të mediave të Maqedonisë
VMRO-DPMNE sot njoftoi se nevojitet proces i desoroizimit të mediave të Maqedonisë, duke i sqaruar pohimet se “LSDM/Soros dëshirojnë t’i frikësojnë dhe shkatërrojnë mediat ndaj të cilave nuk kanë kontroll”.
“LSDM/Soros veprojnë me ultimatum ndaj mediave: ose do të jeni me ne ose do të bëjmë çmos që t’u largojmë nga harta. LSDM-ja dhe Sorosi në mënyrë aktive luftojnë kundër çdo mendimi të ndryshim se i tyre. Për këtë, krimineli i aboluar Zoran Zaev për armiq të tij politikë i quajti disa televizione kombëtare dhe gazeta”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Sindikata sorosoide e gazetarëve, qëndron në kumtesë, pranoi se Zoran Zaev ka shëtitur dhe ka keqpërdorur bisedat private të cilat i janë dhënë, ndërsa mbi të gjitha ka paralajmëruar edhe kërcënuar me dosjet e porositura që i ka pasur për Katica Janevën.