VMRO e LSDM vazhdojnë përplasjet për rastin Grubi

136

Vazhdojnë përplasjet politike për kthimin e ish zv.kryeministrit Artan Gurbi nga arratia 14 muajshe. Nga LSDM-ja opozitare thonë se rasti me Grubin de facto dhe de jure është marrëveshje politike mes VMRO-së dhe BDI-së. Sipas anëtarit të komitetit ekzekutiv të LSDM, Jon Fërçkoski, zhvillimet e fundit me Grubin përbëjnë teatër, i cili tashmë po shndërrohet në cirk politik.

“Teatri që po organizon DPMNE OKG këto ditë tashmë po bëhet cirk, ose do t’ju përgjigjesha me retorikën që kryeministri pëlqen ta përdorë. Këto janë sulme ‘ad hominem’ kundër LSDM-së, ndërsa në fakt publiku dhe të gjithë e dinë se ‘de facto’ dhe ‘de jure’ kjo situatë është një marrëveshje politike mes VMRO-së dhe BDI-së”, u shpreh Jon Fërçkoski – LSDM.

Ndërkohë sipas deputetit të VMRO DPMNE-së, Brane Petrushevskit, histeria e opozita është pasojë e frikës nga ajo që Grubi mund të zbulojë për krimet e qeverisë së mëparshme.

“Filipçe, Zaev, Spasovski, Zeçeviq dhe pjesa tjetër e ish-funksionarëve të LSDM-së janë kapur në panik dhe histeri të madhe nga deklaratat e mundshme të Grubit në Prokurori. Të LSDM-së, janë të vetëdijshëm për atë që mund të thotë Grubi, prandaj po e mbrojnë krimin e tij. Aq shumë nuk i kanë mbrojtur as krimet e Zaevit dhe Filipçes. Në përkthim, nëse Grubi flet, një pjesë e madhe e ish-funksionarëve të LSDM-së do të duhet të ulen në bankën e të akuzuarve”, tha Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE.

Nga VMRO DPMNE i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike, që të hetojë të gjitha indiciet dhe dyshimet që kanë bërë publike deri tani./Alsat.mk

Comments are closed.